×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur në rrugë një person në Prizren, policia jep detaje

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 11:20

    Një person është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete dje rreth orës 18:35 në Prizren.


    Policia e Kosovës njofton se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

    “Prizren 02.09.2020 – 18:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Njësitë policore dhe njësiti mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe këta të fundit kanë konstatuar që viktima ishte i vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se trupi i pajetë është i një personi të moshuar, dhe dyshohet se ka pasur vdekje natyrale. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!