×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Kamenicë, Policia e cilëson si “vdekje të dyshimtë”

    Reporteri
    24 Janar 2025 | 9:55

    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një vdekje në Kamenicë, që e ka cilësuar si të dyshimtë, shkruan Reporteri.net.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Taulantët”.

    “VDEKJE E DYSHIMTË – Rr. Taulantët, Kamenicë 23.01.2025 – NN. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!