×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Gjendet i vdekur një 25-vjeçar në një motel të Gjilanit

    Reporteri
    01 Shkurt 2025 | 11:24

    Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur në një prej moteleve të Komunës së Gjilanit.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Gjilanit për Reporteri.net.

    “Me datën 01.02.2025 rreth orës 08:10 kemi pranuar informacion se ne një motel në qytetin e Gjilanit një person i vitit të lindjes 2000 është gjetur pa shenja jete. Njësitet Policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësorë nga Emergjenca e Spitalit rajonal të Gjilanit ku mjeku konstatuar e ka konstatuar se viktima është pa shenja jetë”, ka thënë për Reporteri.net Valon Osmani zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

    Ai tutje ka thënëse me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

    “Hetimet në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!