×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një 27-vjeçar në Gjilan

    Reporteri
    10 Qershor 2022 | 14:47

    Një 27 vjeçar, është gjetur pa shenja jete në një shtëpi pranë rrugës “Tranzit”, në Gjilan.

    Nga Policia e Gjilanit kanë konfirmuar për Reporteri.net se viktima është gjetur në një shtëpi pranë rrugës tranzit në Gjilan.

    I njëjti sipas policisë nuk ka pasur shenja dhune.

    “Ju njoftoj se sot rreth orës 07 e 25 Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale në Gjilan është njoftuar për një rast ku një person është gjet pa shenja jete në një shtëpi pranë rrugës “Tranzit” në Gjilan. Ekipet e hetuesve dhe forenzikës rajonale në bazë të ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë konstatuar se personi i pajetë, pa shenja dhune në trup është shtetas i Kosovës i lindur me (1995) me banim në Gjilani”, kanë thënë nga Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!