Një person është gjendur i vdekur në banesën e tij në Suharekë mbrëmjen e së dielës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, për Gazetën Online Reporteri.net.
“Me datë 06.04.2025 rreth orës 19:50 policia është njoftuar nga urgjenca e Suharekës se kanë pranuar një trup të pa jetë . Policia me të arritur kanë marr informatën se behej fjal për Sh. M. ( 1983) , mashkull, i cili banon në Suharekë”.
“Sipas dyshimeve të para viktima nga familjaret është gjet i varur në banesën e tij në Suharekë”, ka thënë Bytyqi.
Ai ka thënë se policët hetues janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.