×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një 84-vjeçar në Pejë

    Reporteri
    01 Maj 2025 | 23:32

    Një burrë i moshës 84-vjeçare, mbrëmjen e sotme, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Pejë.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    “Sot rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në rrugën ” Luigj Gurakuqi” në Pejë, një person është pa shenja jete. Policia menjëherë kanë shkuar ne vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull i lindur me 1941.”, tha Rugova.

    Me urdhër të Prokurorit të shtetit, trupi i pajetë  është dërguar në IML-Prishtinë për obduksion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!