Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, raporton gazeta online Reporteri.net.
Në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM MBI VDEKJEN- Prishtinë, 27.10.2024-15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se kishte gjetur në banesë pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Në vend ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.