×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Gjendet i vdekur një burrë në një objekt të pabanuar në Prishtinë

    Reporteri
    08 Mars 2025 | 9:12

    Një burrë është gjetur i vdekur në një objekt të pabanuar në Prishtinë.

    Policia tha se pasi ka marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur trupin e pajetë të viktimës.

    “Prishtinë 07.03.2025 – 13:46. Më datën dhe kohën e lartcekur është dhënë informata se në Prishtinë gjendet një trup i pa jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në një objekt të pabanuar kanë hasur trupin e pa jetë të viktimës mashkull”.

    “Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!