×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një burrë në një vilë në Gjakovë, këto janë dyshimet e para

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 10:09

    Një person është gjetur pa shenja jete, në qytetin e Gjakovës.


    Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, derisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Përveç njësiteve policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar brenda burimeve të saj se burri që është gjetur i vdekur në vile është i moshës 61-vjeçare.

    Viktima dyshohet se pasi ka konsumuar disa barna ka pësuar arrest kardiak. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!