×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Gjendet i vdekur një person në autostradën “Arbër Xhaferi”

    Reporteri
    08 Qershor 2025 | 16:44

    Një i ri është gjetur i vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi”. Ende nuk dihet se në çfarë rrethana e ka humbur jetën ky i ri.

    I riu sipas burimeve të Reporteri.net është nga fshati Pozharan i Vitisë.

    Nuk dihet nëse ka rënë nga ura, apo ka mbetur i vdekur në aksident trafiku.

    Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi publikoi në Facebook fotografinë e të riut, duke i shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve të tij.

    “I trishtë dhe tejet pikëllues ishte lajmi për vdekjen tragjike të të riut nga Pozherani, Ideal Halabaku”.

    “Në emrin tim dhe të institucionit që udhëheq, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për mikun tim Mufail Halabaku, familjen e gjerë Halabaku, miqtë dhe të afërmit e tij. Ngushëllime!”, shkro Azizi.

    Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë rast. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!