×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një person në Gjakovë, policia nis hetimet

    Reporteri
    09 Mars 2024 | 17:12

    Një person është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në rrugën “Tahir Efendija” në Gjakovë.

    Nga Policia e Kosovës kanë thënë se vdekjen e tij e ka konstatuar personeli mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Viktima i moshës madhore është gjetur i vdekur në shtëpinë ku ishte duke banuar me qira.

    “Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatë se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Tahir Efendija’ në Gjakovë, në një shtëpi ku ishte duke banuar me qira (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen)”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!