×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një person në Gjilan

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 9:24

    Një person është gjetur pa shenja jete në Gjilan. Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.


    Sipas policisë, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

    “Gjilan 03.04.2021 – 04:30. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka bërë të ditur policia.

    Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, njofton policia

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!