Gjendet i vdekur një person në Kamenicë

LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e martë në Kamenicë.


Policia e Kosovës njofton se viktima është mashkull kosovar.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në emergjencën e Kamenicës, ku nga mjeku është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, njofton Policia.