Të shtunën në Pejë është gjetur një person pa shenja jete, ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Pejë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i cili ka dalur në vendngjarje, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Isntitutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Pejë 27.03.2021 – 09:40. Është raportuar se është gjetur pa shenje jete viktima mashkull kosovar. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurort trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, bën të ditur policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.