Një person është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Fan Noli” në kryeqytet.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Rreth orës 10:30,kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete në rrugën “Fan Noli”në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull, shtetas i huaj) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se “Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.