Një roje e një lokali në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj është gjetur i vdekur dje në lokalin ku punonte.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net” zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini.
Hajdini ka bërë me dije se për rastin janë njoftuar nga pronari i lokalit.
“Rasti ka ndodhur dje. Ne jemi informuar se është gjetur i vdekur një roje që ka qenë duke e siguruar një objekt afarist në fund të rrugës “Vëllezërit Gërvalla”, ka vdekur në një. Pronari i lokalit na ka njoftu ne edhe ekipet mjekësore, të cilat e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai.
Viktima është i moshës 60-vjeçare. Vdekja dyshohet se është natyrale, meqenëse dyshohet se viktima ka pasur edhe më herët probleme shëndetësore.
Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.