×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur roja i një fabrike në Rahovec

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 12:01

    Një roje i një fabrike në Hoçë të Madhe të Rahovecit është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, mëson Gazeta Online “Reporteri”.


    I ndjeri i cili kishte kryer sigurinë në këtë fabrikë është gjetur nga pronari i saj.

    Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

    Gjurkaj me dije se për rastin janë njoftuar nga pronari i fabrikës. Ndërkaq, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

    “Datë 13.04.2021 rreth orës 08:00, nga pronari i fabrikës “Fatmir Commerc” që gjendet në fshatin Hoçë e Madhe, KK. Rahovec, është pranuar njoftim, se rojtari që kryen shërbim – sigurim në këtë fabrikë është gjetë i vdekur në një barakë. Vendit të ngjarjes i është përgjigjur fillimisht patrulla policore nga Stacioni policor – Rahovec, si dhe hetuesit Rajonal, po ashtu dhe emergjenca mjekësore, e cila ka konstatuar vdekjen e personit. Më urdhëresë të prokurorit kujdestar trupi I pajetë dërgohet në IML-e për obduksion”, ka thënë Gjurkaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!