Derisa po luanin disa fëmijë kanë gjetur një granatë dore të pashpërthyer në Hajvali të komunës së Prishtinës.
Policiapas marrjes së informatës ka siguruar vendin, derisa janë ftuar njësitet për dëmin të KFOR-it dhe FSK-së për ta larguar mjetin në mënyrë të sigurt.
“Raportohet se nga disa fëmijë derisa ishin duke lozur është gjetur një mjet i dyshimtë (granatë dore). Policia ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së që e kanë tërhequr mjetin në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin e Policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.