Një person me inicialet M.N. është gjetur i vdekur në fshatin Reka e Allages të Pejës.
Trupin e tij e kanë gjetur në mal pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Burime të Reporteri.net bëjnë të ditur se viktima është rrahur nga vëllau i tij dhe nipi në vendin e quajtur “Stanet” lidhur me një mosmarrëveshje që kishin për një mal.
Janë vet të dyshuarit tashmë të arrestuar që kanë dhënë këtë dëshmi.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj ka konfirmuar për Reporteri.net se rasti tragjik ndërlidhet brenda familjes, por nuk ka dashur të japë detaje të tjera me arsyetimin se do ta lëshon raportin me detaje të sakta për të gjitha mediat.
Kujtojmë se nuk janë të rralla rastet e krimit brenda familjes qoftë për motive të tilla, për token por edhe për raste të tjera.
Një krim brenda familjes së fundi ndodhi edhe në Prishtinë ku një person vrau gruan e tij, renë dhe më pas vetën. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.