×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet një person pa shenja jete në një pyll në rrugën Graçanicë – Gjilan

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 8:01

    Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në rrugën Graçanicë – Gjilan.


    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    “Mund të ju konfirmoj që me datë 18.12.2019, rreth orës 21:50, në një distancë nga rruga Graqanicë- Gjilan, në pyll është gjetur një person vdekja e të cilit është konfirmuar nga ekipi i ambulancës”, ka thënë Hoxha për Reporteri.

    Ai tutje ka bërë të ditur se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e këtij rasti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!