Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë sot në lagjen Veternik të Prishtinës, e që sipas hetimeve të para dyshohet të ketë qenë vetëvrasje.
Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë sipas të dhënave fillestare nga vendi i ngjarjes ka elemente të një vetëvrasje të mundshme, por policia me kujdes po e heton rastin si vdekje e dyshimtë.
Ajo gjithashtu tha se policia po ndërmerr hetimet e duhura forenzike dhe të ekzaminimit që dërgojnë në sqarimin e plotë të rastit.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në lagjen Veternik të Prishtinës. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit.”, tha Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.