×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detajet

    Gjendet pa shenja jete në Prishtinë një shtetas i huaj

    Reporteri
    27 Mars 2025 | 23:23

    Një person, shtetas i huaj është gjendur pa shenja jete të enjten në ora 22:00 në Prishtinë, rruga “Fehmi Agani”.

    Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

    Ajo ka thënë se mjekët emergjentë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull, shtetas i huaj.

    “Rreth orës 22:00 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, shtetas i huaj”, ka thënë Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!