Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, derisa ka bërë të ditur se ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 13:30 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën “Murat Mehmeti” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.
Tutje, Ahmeti ka thënë për Reporteri.net se viktima është mashkull i moshës 66-vjeçare dhe hetimet tanimë kanë filluar.
“Nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima mashkull 66 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë rast”, përfundoi zëdhënsja e policisë për Gazetën Online Reporteri.net.