×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet pa shenja jete një foshnje në Podujevë

    Reporteri
    19 Prill 2022 | 21:35

    Një foshnje është gjetur pa shenja jete në fshatin Ballovc të Podujevës.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

    “Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një foshnje pa shenja jete në fshatin Ballovc të Podujevës. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen”, është shprehur Ahmeti për Klankosova.

    Ahmeti shtoi se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës, është dërguar për obduksion, përderisa hetuesit janë duke punuar në   ndriçimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!