×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

    Reporteri
    13 Qershor 2024 | 16:06

    Sot në mëngjes në rrugën “Vëllezërit Kastrati” në Pejë, një person është gjetur pa shenja jete.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    “Sot me datë 13.06.2024, rreth orës 10:10, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Kastrati” në Pejë, njësitet relevante menjëherë janë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Rugova për Reporteri.net.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!