×
  • Lajme
  • Lajme / Vdekje e dyshimtë

    Gjendet pa shenja jete një person në Sllatinë, Policia nis hetimet

    Reporteri
    24 Qershor 2024 | 11:15

    Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në një veturë në magjistralen Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Sllatinë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se ekipi mjekësor i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës, i cili është i gjinisë mashkullore.

    Borovci njoftoi se Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja, teksa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

    Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë brenda një veture në fshatin Sllatinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull.

    Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!