×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet pa shenja jete një person në Suharekë

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 9:14

    Një person është gjetur pa shenja jete në Suharekë. Trupin e pajetë e ka gjetur një qytetar, mëngjesin e djeshëm rreth orës 09:28.

    Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Suharekë, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

    Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i bëhet obduksioni, njofton Policia në raporton 24-orësh.

    Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!