×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet e moshuara e cila ishte zhdukur në rajonin e Dragashit

    Reporteri
    19 Mars 2024 | 15:02

    Një grua e moshuar e cila është raportuar dje e zhdukur në rajonin e Dragashit, sot është gjetur e gjallë.

    Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës, Bexhet Xheladini.

    “Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se e moshuara 72-vjeçare nga fshati Bresanë, e cila kishte humbur para 36 orëve, është gjetur e gjallë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ajo momentalisht është duke marrë trajtim në QMF-Bresanë, nga ku do të transferohet për në Spitalin e Prizrenit. Shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj të gjithë ata të cilët kontibuuan për gjetjen e kësaj të moshuare.Uroj që gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet shumë shpejt”, ka shkruar ai.

    Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës kishte bërë të ditur se që nga orët e vona të ditës së djeshme kanë filluar një operacion të kërkim-shpëtimit për të.

    Për këtë rast është njoftuar edhe nga Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se djali ka raportuar nënën e tij, e cila siç ka deklaruar ai ka dalë nga shtëpia dhe nuk di për vendndodhjen e saj./Reporteri.net/

    Zhduket një e moshuar në Dragash, nisin kërkimet për gjetjen e saj

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!