×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet vajza që humbi në Ferizaj, policia tregon se ku ishte

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 19:32

    Në raportin 24 orësh të Policisës së Kosovës, pasditen e të hënës është raportuar se është zhdukur një vajzë në Ferizaj.


    Rastin në polici e ka paraqitur nëna e vajzës së zhdukur.

    Pas paraqitjes së rastit, policia menjëherë ka filluar kërkimet, ku pas një kohe të shkurtë është gjetur, shkruan Reporteri.net

    Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Agim Gashi, për Reporteri.net ka bërë të ditur se vajza është gjetur dhe është kthyer tek familja e saj.

    “Vajza është gjetur dhe është kthyer tek familja e saj, e cila kishte shkuar për të ndenjur te një shoqe e saj”, ka thënë ndër të tjerash Gashi për Reporteri.net

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!