72 persona të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Klinkën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Përmes raportit 24 orësh, Klinika Infektive ka bërë me dije se katër të infektuar të cilët janë në gjendje më të rënduar janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, ku dy prej tyre janë në gjendje kritike.
“Gjithsej 31 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 4 raste në gjendje më të rënduar janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, 2 prej tyre janë në gjendje kritike”, thuhet në raport.
Klinika është në në pritje të rezultateve për tetë raste, derisa do të lirohen dy pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimet për Covid 19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.