Rajone të ndryshme të Kosovës, sot po përballen me një gjendje të rëndë nga përmbytjet, pas të reshurave të mëdha të shiut që kanë rënë gjatë natës së mbrëmshme.
Pamje amatore që po vijnë nga qytetarë të Kosovës, dëshmojnë se shumë shtëpi të disa fshatrave të Gjilanit janë përmbytur nga uji.
Duke pasur parasysh se tani ndodhemi në stinën e dimrit, kjo e bënë edhe më të vështirë situatën.
Një video e incizuar në fshatin Livoç të Gjilanit, tregon gjendjen atje, ku një pjesë e fshatit pothuajse është duke ‘notuar’ në ujë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.