×
  • Lajme
  • Lajme / Intervista

    “Gjeneral i vetëshpallur”, Haradinaj i përgjigjet sulmeve të pushtetit: Janë të tronditur, ua hoqa maskën e qeben

    Reporteri
    31 Janar 2025 | 20:21

    Kandidati për kryeministër nga koalicioni për Kosovën Fituese dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj ka thënë se sulmet nga eksponentë të pushtetit ndaj tij e konkretisht kontestimi i gradave ushtarake, po bëhet pasi që ai me opozitarizmin e tij thotë “ia hoqi maskën pushtetit”.

    Hardadinaj në një intervistë për gazetën online Reporteri.net, po ashtu tha se qeveritarët po e përdorin këtë gjuhë ndaj tij sepse janë të nervozuar nga ajo që po shohin në tubimet elektorale, që sipas tij nuk është “ashtu siç kanë dashur”.

    Haradinaj tha se “ia hoqi qeben pushtetit të Kurtit”.

    “Vlerësimi im për drejtimin e marrë nga Qeveria, nga Kurti , pastaj veprimet e tyre ishte se ishin në dëm të Kosovës, ishin mashtrim i shprehjes së atij besimi. Kuptohet se si opozitar e ndjeva për detyrë me ballafaqu me atë mashtrim, pastaj me identifiku gjenezën e këtij mashtrimi, edhe kuptohet me e lidhë me të kaluarën. Kësisoj për një kohë të caktuar unë e kreva detyrën e opozitarit, me ja hjek masën këtij, me ja hjek maskën kësaj qeverie dhe njëkohësisht me ja hjek qeben, pra simbolikën e qebes se këta rrënjët ose lidhjet me armiqtë tanë i kanë, ose ato po shprehen në punë. Në fillim kjo u mendua si e paefektshme nga vetë pushteti. Pas një kohe e filluan në ballafaqim me mua e tani së fundi hetohet se e kanë një tronditje në situatën e vetë. Kur po shkojnë në terren po e shohin se nuk e kanë gjendjen si kanë dashtë me e pas, po shohin se qytetarët e kanë zbuluar këtë mashtrim edhe vetvetiu po shprehin nervozë. Kjo u shpreh te mashtruesi, pra kryeministri që po shkon. Pra me sjelljet e tij, me mimikat e gjestet që po i bënë, edhe te ministrja e jashtme me këto sulme. Me thënë të drejtën ata nuk e kanë problem pse thonë të pavërteta.”, u shpreh ai.

    Haradinaj foli edhe për rastin e titullit të tij si gjeneral brigade dhe se si i mori gradat.

    “Gjeneral brigade quhet gjenerali me një yll atë e kam nga UÇK, që është nder i madh për mua. Ndërsa kuptohet edhe si komandant i TMK-së në Prozren dhe më pas si zëvendëskomandat i përgjithshëm i TMK-së në Prishtinë. Ndërsa yllin e dytë që i shtohet paletës e kam nga NATO, pra përmes përfaqësuesit më të lartë të NATO’s në atë kohë, komandantit të KFOR-it gjeneralit Rajnhard, që është gjerman, prej vendit ku është rritur zonja dhe më është dhënë në një seancë publike në Parlamentin e Kosovës.”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!