Shefi i Stafit të misionit të KFOR-it, gjenerali amerikan Arthur J Graffer, ka reazliaur një vizitë në Batalionin e Manovrimit në Kampin e “Novo Sellos“.
Njoftimin për këtë vizitë e ka bërë KFOR në profilin zyrtar në Facebook ku kanë ritheksuar se KFOR vazhdon të implementojë mandatin bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Në fund thuhet se KFOR është reagues i tretë i sigurisë pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, me të cilët potencojnë se bashkëpunojnë ngusht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.