Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur sot në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të Gjermanisë, gjenerallejtënant Alexander Sollfrank.
Gjatë takimit, të dy komandantët shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon.
Sipas një njoftimi nga KFOR-i, gjenerali Sollfrank vlerësoi përpjekjet e KFOR-it për ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe mbështetjen që misioni i NATO-s i jep dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij dialogu me një qasje të re dhe vendosmërie të shtuar.
Barduani gjithashtu uroi gjenerallejtënant Sollfrank për kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë në KFOR dhe në promovimin e stabilitetit në rajon.
KFOR-i mbetet i përkushtuar ndaj mandatit të tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.