Gjenerali i ushtrisë amerikane për Evropë Ben Hodges, shpreson se në dialogun Kosovë-Serbi, do të përfshihet edhe presidenti i ri Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden.
Hodges tha se shpreson që Kosova të ketë edhe më tutje mbështetjen e KFOR-it dhe NATO-s.
“Të gjitha palët duhet të besojnë se ka drejtësi. Shpresoj që Administrata e Bidenit të vazhdojë përpjekjet drejt paqes midis Prishtinës dhe Beogradit, me këdo që populli i Kosovës të zgjedhë si Udhëheqësin e tij, dhe të vazhdojë të mbështesë misionin e KFOR-it të NATO-s atje”, ka shkruar ai.
Sidoqoftë, ka qenë Biden i cili, para se të zgjidhej, dërgoi letra nëpër rajone të ndryshme për ta paraqitur planin në rast se do të bëhet president. Një letër e tillë iu drejtua edhe dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, transmeton Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.