×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Siguria

    Gjenerali italian flet për sulmet ndaj KFOR-it në veri vitin e kaluar: Kush ngatërrohet me njerëzit tanë, përballet me organizatën më të fuqishme ushtarake në botë

    Reporteri
    03 Prill 2024 | 11:59

    Në kuadër të Forumit Ballkanik të Budapestit (BBF) që organizohet nga Instituti i Hungarisë për Çështje Ndërkombëtare (HIIA) është folur për situatën e sigurisë në rajon dhe rrezikun për destabilizim në Ballkanin Perëndimor.

    Sipas gjeneral brigade Federico Bernacca, lufta në Ukrainë ka shkaktuar kërcënime të rënda të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Ai thotë se nuk ka zgjidhje ushtarake për mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi, por vetëm përmes diplomacisë.

    “Nuk ka zgjidhje ushtarake për problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vetëm përmes diplomacisë dhe dialogut të udhëhequr nga Brukseli, problemet mund të zgjidhen përgjithmonë” tha Bernacca.

    Në vëmendje u risollën trazirat që ndodhën majin e kaluar në Kosovë, ku lëndime pësuan edhe pjesëtarë të KOFR-it.

    Gjenerali italian Bernacca shprehu shpresën se ushtarët e plagosur do të shërohen shpejt. Por ai gjithashtu dërgoi mesazh për të gjithë ata që sulmojnë njësitë e KFOR-it: “Nëse doni të ngatërroheni njerëzit tanë, do të keni të bëni me të gjithë organizatën ushtarake më të fuqishme në tokë”, citohet të ketë thënë ai.

    Bernacca kujtoi gjithashtu se ky është misioni i tij i pestë në Kosovë. Hera e parë që ai ishte atje ishte në vitin 2001. Që atëherë, ai thotë se  ka parë shumë ndryshime në strukturat e KFOR-it. Megjithatë, ai theksoi se KFOR-i mbetet i rëndësishëm për shkak të aftësisë së tij për t’u përshtatur me krizat serioze.

    Kjo kërkon që ata të mbajnë sytë hapur 24/7 në çdo cep të Kosovës, dhe kjo kërkon shumë trupa për ta bërë këtë.

    Bernacca ndër të tjera theksoi se lufta në Ukrainë shkaktoi kërcënime të rënda të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën, duke përkeqësuar gjithashtu edhe situatën nëpërmjet promovimit të lajmeve të rreme dhe krijimit të një vakumi social dhe politik që mund të shfrytëzohet nga faktorë irracionalë ose emocionalë, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!