Gjenerali Mirko Shundov, shefi i shtabit të Forcave të Armatosura të Kroacisë, është pritur me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.
Më pas ai ka zhvilluar takime të ndara me kreun e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha, raporton EO.
Gjenerali i ushtrisë kroate, do të takohet me kreun e Qeverisë, Ramush Haradinaj.
Shundov do të vizitojë edhe kompleksin memorial “Adem Jashari”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.