×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenerali serb kërcënon hapur Kosovën: E kemi mbështetjen e Rusisë

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 10:00

    Rusia, si një partner strategjik, do të vazhdojë të na sigurojë një mbështetje, tha shefi i Shtabit të Ushtrisë Serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq, duke deklaruar se kanë përkrahen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë.


    Mojsiloviq, i cili ishte për një vizitë zyrtare me kolegët e tij në Moskë, i tha Novostit se ata kishin analizuar posaçërisht situatën në Kosovë dhe shtoi se” lëvizjet e njëanshme të Prishtinës po rrezikonin situatën e sigurisë”.

    Kjo nuk është hera e parë që një ushtarak serb kërcënon kaq hapur Kosovën. Këtë gjë e ka bërë shpesh edhe ministri i Mbrojtjes, Vulin.

    Duhet theksuar se Rusia ka forcuar ushtarakisht Serbinë pak javë më parë, për të cilën gjë kishin reaguar qeveritarët kosovarë, transmeton Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!