Gjenerali shqiptar, Kudusi Lame, ka folur për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë dhe po akuzohen për krime lufte ndaj njerëzimit.
Duke e marrë si shembull ish-presidentin Thaçi, tha se kushdo që gëzohet që ai është në burg është antishqiptar.
“Nëse Hashim Thaçi do të kishte bërë gabime si kryeministër dhe si president i Kosovës, edhe unë do të isha dakord të ndëshkohet sipas ligjit. Por ai ka shkuar atje për diçka që ka bërë mirë për interesat e Kosovës. Ai ka shkuar si udhëheqës politik, si kryeministër, si kryetar i grupit negociator në Rambuje, si luftëtar. Epo ta marrësh Hashim Thaçin dhe ta akuzosh si luftëtar në gjyq e ta fusësh në burg, e të gëzohesh që ai ka shkuar atje, kjo është antishqiptarizëm. Ky është antilogjikë dhe është shërbim antikombëtar”, tha ai në T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.