Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj ka folur për ambiciet e tij politike dhe postet që ka mbajtur në të kaluarën.
Dedaj në RTV Dukagjini nuk ka asgjë të vërtet në ato që thuhen për lidhjet e tij me ish-presidentin Thaçi.
“Këto janë pollavra që unë kam përfituar diçka nga Thaçi. Kur je në politikë, je target i çdo lloj spekulimi. Unë kam marrë poste gjithmonë më pak se që kam merituar. Është keq të flasësh në vetën e parë, por unë kam qenë pjesëmarrës në çdo gjë që ka ndodhur në skenën politike. Iu kam prirë 60 demonstratave kundër regjimit të Millosheviqit në vitet ’90. Kam qenë pjesëmarrës në delegacionin e Rambujesë, nënkryetar i parlamentit të Kosovës, deputet, zëvendësministër etj.”, tha ai.
Dedaj thotë se ka pasur poste të larta kur Thaçi nuk ka qenë fare në politikë.
“Mua askush nuk mi ka dhënë postet. Unë kam përfituar postet nga marrëveshjet paraelektorale. Edhe tjerët po vijnë nga jashtë dhe po marrin poste ministrore. Asgjë nuk kam kundër edhe në këtë drejtim”, tha ndër të tjera ish-ambasadori Gjergj Dedaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.