Ndërsa dy deputetët gjermanë, Peter Beyer dhe Christian Schmidt, në një konferencë për media të mbajtur sot në Prishtinë kërkuan nga VV e LDK që sa më shpejtë ta krijojnë koalicionin qeverisës, Albin Kurti ka udhëtuar jashtë Kosovës dhe vështirë se sot mund të ketë një takim mes palëve.
Është deputeti gjerman, Christian Schmidt, që gjatë konferencës ka bërë të ditur se Kurti ka udhëtuar në Romë, shkruan Reporteri.net.
“Dhe e dimë duke e ditur se z.Kurti është sot në Romë”, tha Schmidt.
Vizitën e Kurtit në Romë e ka konfirmuar edhe Lëvizja Vetëvendosje për Reporteri.net.
Arlind Manxhuka, zëdhënës i VV-së ka thënë se “vizita e Kurtit në Romë është e paraparë më herët ku do t’i zhvilloj disa takime atje”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.