Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, është mbajtur ceremonia e prezantimit të donacionit të qeverisë gjermane dhuruar për FSK-në.
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armedn Mehaj, ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për shtetin gjerman.
“Bashkëpunimi me Gjermaninë si një ndër partnerët kryesor në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave të dy vendeve do të rritet edhe më tej në fushat e interesit të përbashkët”, ka thënë Mehaj.
Ndërkaq, Ambasadori i Gjermanisë Rohde ka thënë se bashkëpunimi në mes dy ministrive do të thellohet edhe më tej si dhe mbështetja nga shteti gjerman do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Donacioni përkatës përmban laboratorin e gjuhës gjermane dhe sistemin e frenimit të automjeteve si dhe trajnimin dhe certifikimin e personelit për këtë sistem me vlerën e përgjithshme prej 210 mijë euro. Kursi në gjuhën gjermane, që zhvillohet prej vitit 2017, me këtë laborator prej tani do të zhvillohet në kushte bashkëkohore dhe do të mundësojë përgatitjen më të efektshme të stafit gjermano-folës të FSK-së. Gjithashtu pajisjet e sistemit të frenimit do të mundësojnë flotë të sigurte dhe efektive të automjeteve të FSK-së”, thuhet në komunikatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.