Gjermani i cili erdhi të luftojë për UÇK-në gjatë luftës së fundit në Kosovë, Roland Bartezko, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter¸ e ka quajtur “idiot” liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kjo deklaratë e Bartezkos erdhi pasi Haradinaj tha se Ushtrisë së Kosovës i duhen 10 miliardë euro buxhet.
“A ka ndonjë politikan-idiot më të madh përreth?”, pyeti Bartezko.
Cicërima e Bartezkos në twitter ka marrë reagime të shumta pas kësaj çfarë tha për Haradinaj.
Is there a bigger idiot-politician around?https://t.co/n1Wd6NEaME
— Roland Bartetzko (@Shaban113) December 18, 2021
“Që të mund të barazohet Kosova me agresorin tonë te djeshem, për ta arritur gjendjen e nivelit të fuqisë ushtarake, Ushtrisë së Kosovës duhen 10 miliardë euro buxhet. 100 milionë euro në vit nuk janë të mjaftueshme as për mirëmbajtjen e gjendjes ekzistuese e as për rritjen e kapaciteve ushtarake në nivelin që është e nevojshme”, ka deklaruar me herët Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.