×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania po përgatitet për një valë të re të koronavirusit, paralajmërohen këto masa

    Reporteri
    03 Korrik 2022 | 17:24

    Gjermania duhet të prezantojë sa më shpejt të jetë e mundur një koncept për të luftuar kundër një vale të re të mundshme të pandemisë së koronavirusit në vjeshtë, njoftoi Ministri Federal i Drejtësisë Marco Buschmann.

    “Ne me shumë gjasa do të paraqesim konceptin e luftës kundër koronavirusit për vjeshtën gjatë korrikut”, tha Buschmann në një intervistë për gazetën Welt am Sonntag.

    Ai tha se si pjesë e konceptit të ri, maska ​​mbrojtëse do të luajë një rol më të fuqishëm, që do të nënkuptonte kthimin eventual të detyrimit për mbajtjen e maskave në hapësira të mbyllura. Ai shtoi se masat do të përshtaten me të dhënat aktuale nga terreni, pra frekuencën e infeksionit, por përjashtoi mundësinë e rikthimit të masave si mbyllja.

    Në Gjermani, masat janë hequr që nga marsi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!