Zyra për informim e Komunës së Prizrenit ka njoftuar për një akt human të një qytetari të kësaj komune. Sipas njoftimit, ai ka gjetur një kuletë me para, të cilën menjëherë e ka dorëzuar në stacionin e policisë, shkruan Reporteri.net.
“Me datë 07.08.2019 një qytetarë i Prizrenit, i cili kishte qenë në ‘Tregun e gjelbër’ në Prizren, ka gjetur një kuletë me para, dokumente dhe gjësende me vlerë. Qytetari i cili e ka gjetur kuletën duke vepruar ndërgjegjshëm, e ka dorëzuar kuletën në Stacionin policor në Prizren”, thuhet në njoftimin e kësaj Komune.
Policia pasi ka vërtetuar dhe konfirmuar për personin i cili e ka humbur, ia ka dorëzuar në prezencë të dëshmitarit me vërtetim të gjitha sendet e humbura. Kuleta i përkiste një gruaje me kombësi turke dhe me këtë veprim e njëjta i ka falënderuar qytetarin dhe Policinë e Kosovës.
Kujtojmë se dy ditë më parë, një mërgimtari nga Kosova i kishte humbur kuleta së bashku me disa dokumente personale si dhe para. Brenda pak orësh, ajo i është kthyer mbrapsht nga një qytetar që e kishte gjetur. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.