×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjesti i mjekut kosovar: Heq këpucët nga këmba dhe ia falë burrit nga Shqipëria

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 14:51

    Solidarizimi e mirëpritja e kosovarëve me personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri, që kanë zgjedhur Kosovën për strehim nuk po ndalet.


    Sot gjatë ditës është raportuar për dhjetëra familje që janë duke qëndruar në vend, ku iu është ofruar, strehim e ushqim.

    Njejtë ka ndodhur edhe me familjen Kurti nga Durrësi. Kryefamilajari Lulzim Kurti që ka ardhur në vend së bashku me gruan e fëmijët, sot gjatë ditës në një takim që pati me logopedin kosovar, Blend Sahiti u përball me një gjest jo fort të zakonshëm.

    Sahiti nga Prishtina, i zbathi këpucët që i kishte veshur për t’ia dhënë Kurtit nga Shqipëria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!