×
  • Lajme
  • Lajme / Artikull i sponsorizuar

    Gjiganti nga Kosova në bisedime serioze për blerjen e fabrikës më të madhe të çimentos në Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    12 Prill 2025 | 17:38

    Kompania kosovare Gitor Shpk, e njohur në Ballkan për tregtinë e xhamit, dhe së fundmi si prodhuesi më i madh i betonit në Prishtinë, pronë e biznesmenit Bledian Ramadani është në bisedime të avancuara për blerjen e një fabrike çimentoje në Maqedoninë e Veriut konfirmojnë burime te mediat Greke. Kjo iniciativë vjen pas blerjes së fabrikës së betonit Fitorja Shpk në Prishtinë, duke forcuar më tej pozicionin e Gitorit në tregun e ndërtimit në Kosovë dhe rajon.

    Fabrika në fjalë, e cila është llogaritet si lokacion strategjik që ka një kapacitet prodhimi mbi 1 milion ton çimento në vit. Kjo do t’i mundësojë tregut kosovarë dhe kompanisë Gitor të ulë varësinë nga importi dhe të sigurojë burime të qëndrueshme për sektorin e ndërtimit, ku tashmë është duke investuar.

    Gitor Shpk ka shënuar një arritje historike duke u bërë kompania e parë në Ballkan që mund të furnizojë me beton në lartësi rekord deri në 850 metra, mbi-ekuivalente me Burj Khalifën, ndërtesën më të lartë në botë. Kjo është rezultat i një investimi të madh në teknologji të avancuar për pompat e betonit dhe sisteme të specializuara të transportit.

    Se cila është lidhja e kësaj fabrike nga Maqedonia e Veriut me shtypin Grek, mbetet të shihet gjatë javëve në vijim!

    Nëse marrëveshja për blerjen e fabrikës së çimentos finalizohet, Gitor do të jetë kompania e parë kosovare që kontrollon një fabrikë çimentoje në territorin e Maqedonisë së Veriut, duke shënuar një precedent të rëndësishëm për investimet ndërkufitare të biznesit kosovar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!