×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilan: Dërgohet në mbajtje një person për gërmime të paligjshme arkeologjike

    Reporteri
    13 Shkurt 2025 | 17:39
    Foto ilustrim

    Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore nga DHKOKR, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ndërmarrë veprime hetimore ndaj personit të dyshuar me iniciale (D.H.), nën dyshimin për gërmime të paligjshme në një zonë të mbrojtur arkeologjike.

    Më datë 13.02.2025, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, është realizuar kontroll në lokalin dhe shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar gjetje arkeologjike të nxjerra në mënyrë të paligjshme.

    Pas konsultimit me prokurorin e rastit, i dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

    Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar nga autoritete kompetente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!