Policia në Gjilan ka hasur në një kundërvajtës, ku në zonën 50 km/h ai po drejtonte veturën e tij me shpejtësi 119 km/h, shkruan Reporteri.net.
Ndaj tij është shqiptuar gjobë 300 euro, tri pikë negative dhe i është marrrë leja për tre muaj.
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Mos respektim i kufizimit të shpejtësisë
Gjilan, 20 maj 2024
Njësite policore të trafiku rajonal nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan gjatë kontrollit të shpejtësisë me radarë, kanë hasur një kundërvajtës, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e nëntëmbëdhjetë (119) km/h
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.