Policia e Kosovës, përmes Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, ka ndërmarrë veprime hetimore ndaj një zyre të gjendjes civile, ku dyshohet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas njoftimit, hetimet kanë zbuluar dyshime të bazuara për shkelje të procedurave ligjore gjatë regjistrimit të të dhënave personale në sistemin civil.
Personi i dyshuar është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kompetent është ndaluar për 48 orë. Ndërkohë, një tjetër person i përfshirë në këtë rast është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore, dhe institucionet përkatëse do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të rastit.